
Paul Pogba u aktivizua dje si titullarë pas më shumë se 390 ditësh. Por ky aktivizim rezultoi fatal për të. Ai u largua nga fusha në lot pasi pësoi një tjetër dëmtim dhe vështirësitë e tij fizike e kanë bërë të shtrenjtë çdo minutë të lojës për Juventusin këtë sezon.
30-vjeçari francez u kthye në Torino si lojtar i lirë verën e kaluar pasi i dha fund një periudhe gjashtëvjeçare me Manchester United. Ai nënshkroi një kontratë katërvjeçare, me vlerë rreth 8 milionë euro neto në sezon plus 2 milionë euro shtesë.
Pogba ka arritur të luajë vetëm 161 minuta në të gjitha kompeticionet për Juventusin këtë sezon. 108 minuta në Serie A, 42 në Europa League dhe 11 në Coppa Italia.
Si i tillë çdo minutë lojë i ka kushtuar Juventusit rreth 65,000 euro këtë sezon, një kthim jashtëzakonisht zhgënjyes i investimit për klubin.
Sezoni 2022-23 i Pogba ka përfunduar tani pas lëndimit të tij të muskujve në fitoren ndaj Cremonese dhe ai do të shpresojë që më në fund të arrijë gjendjen e plotë në muajt e ardhshëm.