
Sfida e rradhës për Tiranën është ajo ndaj Kastriotit në transfertën e vështirë në Kamzë, të dielën në orën 13:00. Bardheblutë kanë ngecur shpeshherë ndaj krutanëve në vitet e fundit por pas humbjes me Vllazninë, hapat fals janë të ndaluara.
Kampionët në fuqi duan kthimin te fitorja për të ruajtur distancën +3 me shkodranët dhe Partizanin. Tifogrupi “Tirona Fanatics” kanë bërë thirrje në rrjete sociale teksa ekipi futet në fazën më të nxehtë të kampionatit dhe cdo ndeshje është një finale.
“Te dielen, lu TIRONA! Kemi hyre ne fazen me te nxehte te kampionatit dhe tashme cdo hap per ne eshte finale drejt objektivit tone! Mbeshtetja eshte detyrim per te gjithe, prezenca gjithashtu! Shifemi te dielen ne oren 13:00 ne Kamez! Bashke, per TIRONEN...VETEM KUNDER TE GJITHVE! NE JEMI TIRONA. NE JEMI HISTORIA”-shkruan tifogrupi ne rrjete sociale.