
Giovani Colella ka folur pas fitores 4-1 kundër Teutës në transfertë. Një ndeshje e dominuar nga Partizani që shkëlqeu në stadiumin “Niko Dovana”.
Trajneri i të kuqve u shpreh i lumtur për mikrofonin e Oversport duke treguar dhe analizuar shkurtimisht këtë takim të javës së nëntë. Në fjalën e tij, italiani deklaroi:
“Jam i kënaqur kur fitoj diçka. Akoma s’kam fituar asgjë. Sa i përket rezultatit, nuk kam qenë i shqetësuar, skuadra ime godet shpesh portën. Golat do të vinin. Jemi të kënaqur që e kemi mbyllur në vend të parë. Kjo ka pak rëndësi për momentin.
Kartonat e verdhë? Nuk përbën asnjë problem pasi mendoj se do të merrnim kartonat e verdhë për protestë, do të shqetësohesha. Por kur i marrim gjatë lojës, kjo më pëlqen.
Skuka – Hoti – Da Silva? Jam i kënaqur me të gjithë. Për ne është e rëndësishme që të krijojmë dhe të shënojmë golin. Sot bëri Hoti dy gola, shpresoj që ndeshjen tjetër t’i bëjë Cara dy të tillë. Normalisht të fitosh në transfertë, kjo do të thotë që ne jemi aty.
1 pikë më pak se Tirana e sezonit të shkuar në këtë fazë? Nëse do ta dija që skuadra do të vijonte me këtë ritëm, do të bëja punë tjetër. Jo këtë. Ne punojmë që Partizani të jetë gjithmonë në nivele të tilla. Ndonjëherë na shkon mirë, ndonjëherë keq. Janë gjëra normale në kampionat”, tha ai.