Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Trajneri i LAÇIT: Duam vetëm pikët, kam ekip që luan me zemër

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i LAÇIT: Duam vetëm pikët, kam ekip që luan me

Dejan Vukiçeviç ka folur pas fitores 1-0 kundër Kastriotit, ndeshje e vlefshme për javën e nëntë të Superiores. Për mikrofonin e Oversport, trajneri i Laçit deklaroi:

“E dinim që pak nga pak ky ekip do të merrte formën e vet. Më ka pëlqyer në 20 ditët e fundit. Të gjitha stërvitjet që kemi bërë, kanë pasur ritëm të lartë. Na duhej një ndeshje si kjo e sotmja. Nuk është vetëm për 3 pikët. E dinim që ishte një ndeshje shumë e vështirë. Që ishte një sfidë e komplikuar. Në një ekip që luan me zemër deri në minutën e fundit, që duhet të luftosh. Një problem tjetër për ne janë pikët. Nuk duhet të mendojmë për një lojë të bukur, por për pikët. Kemi përgatitur një ndeshje për të luftuar sot dhe më e rëndësishmja të fitonim 3 pikët.

Objektivi? Duam të fitojmë të gjithë ndeshjet. Çdo trajner përgatit ndeshjet e tyre me skemat e ndryshme. Nëse del ose jo, varet nga lojtarët. Skemat dalin nga përqëndrimi ose kualiteti i lojtarëve. I kishim të dyja sot, ndaj fituam.

Kalendari i vështirë? E dimë shumë mirë me kë ekip luajmë. Kemi luajtur me këto skuadra. Do të nisë faza e dytë. Asnjë s’është i sigurtë cilën ndeshje të fitojë. Teuta fitoi me Egnatian jashtë shtëpisë dhe dje humbi 4-0. Partizani nuk fiton me Kastriotin në shtëpi dhe dje fitoi shumë lehtë. Çdo ndeshje është e ndryshme. Do të përgatitemi për Teutën dhe është ndeshja më e rëndësishme për ne.

Ujka? E ka ndryshuar shumë mesin e fushës tonë. Pas dëmtimit të tij, ai po bën mjaft mirë. Të gjithë kanë shumë kualitet. Dhe atë lojtar s’dua që të dëmtohet asnjëherë. Nuk kemi shumë lojtarë në mesfushë. I kemi me karakteristika sulmuese”, tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga