
Lojtari i Juventus Juan Cuadrado është rrëfyer në një intervistë për “Sky Sport” mbi karrierën e tij. Kolumbiani është shumë i lidhur me Torinon dhe klubin e Juventusit.
Ky është viti i shtatë i mbrojtësit me bardhezinjtë dhe ka qenë gjithnjë një lojtar kyç për ekipin.
“Torino është shtëpia ime e dytë, këtu jam rritur si futbollist dhe si burrë. Kam pasur momente të vështira kur isha fëmijë, si humbja e babait tim kur isha 4 vjeç. Por nëna ima ka qenë gjithnjë pranë meje dhe më ka dhënë forcë. Ajo e dinte cila ishte ëndrra ime.
Kur një lojtar vjen tek Juventus, ai e kupton menjëherë se kjo skuadër ka objektivin kryesor fitoren. Fitorja është pjesë e ADN-së së klubit”.
Poll