Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Tomori largon portierin: Lojtar që luajti pas shpinës së drejtuesve, nuk jemi plan i dytë për asnjë futbollist

Shkruar nga NEWSPORT

Tomori ka vendosur të mbyllë bashkëpuminim me Clement Boye. Gardiani i portës nuk do të jetë më portier i beratasve në sezonin e ri.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, skuadra e Kategorisë së Parë njofton largimin e portierin, ndërsa thekson se Tomori nuk ka nevojë për lojtarë që luajnë pas shpinës së drejtusve.

“Sqarim

Kemi marrë vendimin për të larguar nga ekipi portierin Clement Boye, pasi nuk i nevojiten askujt një lojtar që luan pas shpinës së drejtuesve. Tomori nuk do të jetë asnjëherë një plan i dytë për asnjë futbollist! I urojmë suksese të mëtejshme portierit Boye”, ka shkruar klubi beratas.

[caption id="attachment_702458" align="alignnone" width="414"]Postimi i skuadres se Tomorit/ © Credits instagram.com/fktomori.al/ Postimi i skuadres se Tomorit/ © Credits instagram.com/fktomori.al/[/caption]

Kujtojmë se për Boyen është raportuar se Dinamo dhe Vllaznia synonin transferimin e tij në Superiore, pas paraqitjeve pozitive të zhvilluara në KAtegorinë e Parë me skuadrën e Tomorit. Klubi nuk e ka bërë ende të qartë se për çfarë “lojërash” pas shpine bëhet fjalë, teksa bashkëpunimi mes palëve ka marrë fund.

[caption id="attachment_702459" align="alignnone" width="750"]Clement Boye/ © Credits instagram.com/fktomori.al/ Clement Boye/ © Credits instagram.com/fktomori.al/[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga