
Lushnja e ka marrë seriozisht punën për sezonin e ardhshëm. Me në krye trajnerin Gugash Magani ata kanë filluar nga puna për krijimin e një skuadre kompetitive. Tekniku i ka dhënë besimin e tij një tjetër futbollisti.
Kësaj radhe bëhet fjalë për sulmuesin, Ervis Gjyla. Sipas “Katergoria e Parë”, Gjyla ka zgjatur bashkëpunimin me lagunarët edhe për sezonin e ardhshëm. Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vijuar bashkëpunimin.
31-vjeçari ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit të ardhshëm me klubin. Zyrtarizimi nga ana e klubit pritet të bëhet në orët në vazhdim. Tashmë Magani është në rrugën e duhur në ndërtimin e skuadrës së tij.
Poll