Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

VENDI

Titullar i padiskutueshëm te Partizani, mesfushori "zhgënjen" në fundin e vitit

Shkruar nga NEWSPORT
Titullar i padiskutueshëm te Partizani, mesfushori

Maguette Gueye është kthyer në titullar i padiskutueshëm për Partizanin gjatë këtij sezoni. Mesfushori 20-vjeçar ishte ndër të paktët që nuk kishte pësuar ndonjë dëmtim, teksa së fundmi mund të thuhet se ka zhgënjyer pak kampin e kuq.

Senegalezi mësohet të ketë pësuar dëmtim në kavilje, gjë e cila do e detyrojë të stërvitet për disa ditë veçmas ekipit këtë fundvit. Ditën e djeshme, kur u prezantua dhe Orges Shehi, ai nuk ishte i gatshëm me pjesën tjetër të ekipit. Mbetet për t’u parë sa do zgjasë rikuperimi i tij.

Kujtojmë se Maguette ka qenë titullar i padiskutueshëm, ndërsa nuk ka dhënë kontributin e tij vetëm në dy takime të Superiores. Kjo për shkak të kartonëve të marrë.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7