
Ekipi i Tiranës ka marrë pushimet dhe do rikthehet në datën 12 janar, datë në të cilën do të nisë dhe faza përgatitore. Disa emra futbollistësh janë përfolur se do t'i bashkohen ekipit bardheblu për pjesën e mbetur të sezonit dhe shumë detaje te tjera pritet të zbulohen ditët në vijim.
Te Tirana nuk pritet të ketë vetëm afrime por edhe largime si në çdo merkato dhe më të rrezikuarit do të jenë lojtarët që kanë luajtur pak minuta me skuadrën në drejtimin e trajnerit brazilian.
Me shumë mundësi do të jetë Ze Maria ai i cili do përpilojë listën me futbollistët që do largohen, gjithmonë nëse do ndodhë diçka e tillë. Duke parë se trajneri ka "fiksim" disa lojtarë të cilëve u ka dhënë më shumë minuta duke mos u hequr mundësinë të zbresin në fushë si titullarë, pritet që ditët në vazhdim, saktësisht në datën 12 janar të ketë dhe të larguar. Deri atëherë duhet të presim për të zbuluar se kush nga futbollistët nuk ka bindur trajnerin dhe drejtuesit e klubit.