
Tirana do të udhëtojë në Rrogozhinë ditën e hënë për t’u përballur me Egnatian në orën 13:00 në Egnatia Arena për javën e 20-të të Kategorisë Superiore. Bardheblutë pas humbjes me Kukësin duan të rikthehen menjëherë te fitorja për të vijuar kryesimin në krye të kampionatit. Objektivi i vetëm është titulli kampion dhë për këtë një ndihmë janë edhe tifozët.
Pikërisht, tifogrupi Tirona Fanatics ka njoftuar në rrjetet e tyre sociale mbështetësit bardheblu që të bashkohen dhe të mbështesin maksimalisht ekipin në Rrogozhinë.
“Te Honen lu TIRONA! E Hona na gjen ne rrogozhine, aty ku Tirona do mbeshtetjen maksimale drejt rruges per titullin e 30-te. Nisja nga stadiumi "Selman Stermasi" ne oren 11:00! Udhetimi kushton 600leke 29 here Kampione , askush nuk osht si ti…”-shkruan tifogrupi.