Tirana cakton datën, orën dhe vendin: Eja dhe ti, festojmë bashkë titullin kampion
Shkruar nga NEWSPORT
Tirana e grupmoshës U-15 është shpallur fituese e këtij sezoni në kampionatin e moshave. Bardheblutë e vegjël zhvilluan një sezon fantastik të udhëhequr nga trajneri Endri Ohri teksa e mbyllën në vendin e parë me 38 pikë, 5 më shumë se Partizani i vendit të dytë.
Sot ata do të luajnë edhe ndeshjen e fundit përballë Laçit në transfertë thjeshtë për statistika. Faqja zyrtare e akademisë Tirana në Instagram ka dalë me një njoftim ku fton të gjithë dashamirësit bardheblu t’i bashkohen skuadrës ditën e nesërme në “Selman Stërmasi” për të festuar këtë sukses të tyre.
“Bardheblutë treguan këtë javë se din të thyejnë rekorde dhe të mbushin stadiumet plot. Bëjmë të njëjtën gjë, këtë të Shtunë, 20/05/2023 në stadiumin “Selman Stërmasi” në festën e titullit kampion të ekipit U-15. Mos mungo nesër në orën 18:00.”