Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Teuta kjo është, nuk erdha të bëj çudira”, Bledi Shkëmbi: Sot na mungoi vetëm goli

Shkruar nga NEWSPORT
“Teuta kjo është, nuk erdha të bëj

Teuta dhe Kukësi barazuan 0-0 për javën e katërt në Superligë. Pasditen e së premtes në “Niko Dovana”, dy skuadrat kanë ndarë pikët, në një ndeshje që ka qenë me raste dhe e luftuar.

Pjesa e parë ka folur më shumë për vendasit e Shkëmbit, me trajnerin korçar që merr pikë në rikthimin te Teuta. Në minutën e 45 të ndeshjes, Kukësi mbetet me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Ferreira.

Tanimë pas dy humbjeve, Gega rikthehet të marrë pikë me Kukësin e tij, duke shkuar në kuotën e dy pikëve, teksa sërish gjenden të fundit. Teuta me tre pikë qëndron në vendin e parafundit. Pas ndeshjes, trajneri Skënder Gega u "përplas" me arbitrin, Ferataj i tregoi kartonin e kuq.

Pas ndeshjes për Oversport foli trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi.

“Sot ndoshta na mungoi vetëm goli, falenderoj djemtë sepse luftuan në çdo metër dhe çdo minutë. Me lojën që zhvilluam ndryshuam edhe anën psikologjike dhe kjo është për t’u vlerësuar.

I kuqi – Na ndihmoi dalja e lojtarit kundërshtar me karton. Rastet i patëm, na rrezikuan pak dhe skuadra më pëlqeu. Shpresoj të kemi fat dhe të shënojmë në ndeshjet e ardhshme.

Gjatë gjithë kohës doja që Beqja të shkonte më përpara, Karabeci ka mënyrën e tij të lojës. Edhe unë nuk do e bëja po të më thoshte trajneri, Karabeci ka atë mënyrë loje. Kur vijmë nga rezultate jo të mira, edhe lojtarët janë më të kujdesshëm. Do flisnim ndryshe nëse do bënim një gol.

Ndërrimi i veshjes në pjesën e dytë – Dua të rri i veshur me këmishë, më detyruan arbitrat sepse isha me të bardhë dhe dukesha si lojtarët e Kukësit.

Teuta është kjo, nuk erdha unë dhe bëra çudira. Futbolli ka ulje-ngritje, nuk e ktheva unë këtë ekip. Miku im Arapi ka bërë mirë, merita e tij ky ekip dhe kjo lojë e mirë. Kemi një javë kohë të përgatitemi për Tiranën.

Karabeci dhe Beqja bënë mirë, por Kukësi në mesin e fushës me vëllezërit Taipi dhe Moraes të bëjnë të vuash. Boci bëri mirë. Nga ana taktike bëmë shumë mirë, atë që kishim përgatitur”, tha Shkëmbi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga