Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

TETOVA tregohet i sinqertë: Kemi një ngërç në shtëpi, një pikë na vlen shumë

Shkruar nga NEWSPORT
TETOVA tregohet i sinqertë: Kemi një ngërç në

Egnatia nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Vllazninë në “Egnati Arena”. Një takim që nuk prodhoi asnjë gol me ekipet që ndajnë kështu nga një pikë.

Një barazim që shikon rrogozhinasit të largohen nga skuadrat e kreut. Për “Oversport” Edlir Tetova do të theksonte se:

Barazimi? Ndeshja ishte me dy tablo, një pjesë e parë shumë e mirë dhe një pjesë e dytë ku skuadra u tërhoq pak. Gjithsesi ishin shumë afër golit me Fernandez dhe Nonaton . Mendoj në kohën kur luhet kampionëti edhe një pikë është shumë e vlefshme.

Një pikë a vlen për Europën? Normalisht ne përgatisim ndeshjen për 3 pikët, por ashtu siç shkoi ndeshja mendoj se kishim pak probleme mes linjave, por shyqyr nuk na rrezikuam. Na vlen edhe një pikë pasi Vllaznia në ndesjet e fundit ka bërë lojë shumë të mirë.

Mbrojtja e dytë më e mirë. Pse keni frikë të luani lirshëm në shtëpi?  Që ekipi ka një ngërç në shtëpi por shpresoj që në ndeshjet e ardhshme të bëjmë më mirë. Sot na mungoj lëvizja e topit vertilak mes linjave. Do të shikojmë përpara për të përmirësuar që në ndeshjen e ardhme.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga