Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Tetova ndryshon modulin, Shkëmbi nuk ka dilema, ja si mund të rreshtohen Egnatia dhe Teuta

Shkruar nga NEWSPORT
Tetova ndryshon modulin, Shkëmbi nuk ka dilema, ja si mund të

Ndeshja e vetme e ditës së sotme në Kategorinë Superiore është ajo mes Egnatias dhe Teutës në Rrogozhinë në orën 15:00 për javën e 8-të. Vendasit kanë 3 ndeshje që nuk pësojnë dhe gëzojnë një formë të mirë ndërsa durrsakët agjerojnë prej javësh teksa akoma nuk kanë marrë 3 pikët e para.

Rrogozhinasit kanë vetëm një mungesë atë të Meglid Mihanas ndërsa pjesa tjetër është gati. Tetova e ka përgatitur skuadrën me një modul të ri. Egnatia do të luajë me 3 mbrojtës ndaj durrsakëve. Teuta nga ana tjetër vuan përsëri mungesën e Qaqit por rikuperon Lorenco Vilën.

Formacionet e Mundshme:

Egnatia (3-5-2): Sherri; Kacbufi, Atanda, Malota; Fangaj, Zejnullai, Hamzat, Fernando, Musta; Delarge, Camaj. Trajner: Edlir Tetova

Teuta (4-2-3-1): Qirko; Marku, Jazxhi, Kouros, Kotobelli; Beqja, Karabeci; E. Vila, Boçi, L. Vila; Hebaj. Trajner: Bledi Shkëmbi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga