Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Tetova: Ju tregoj ambientin e trazuar në Rrogozhinë, si e gjeta ekipin e Shpëtim Duros

Shkruar nga NEWSPORT
Tetova: Ju tregoj ambientin e trazuar në Rrogozhinë, si e gjeta ekipin

Edlir Tetova e ka nisur siç duhet rrugëtimin e tij në krye të pankinës së Egnatias. Pas barazimit 1-1 kundër Partizanit, trajneri i njohur foli për mikrofonin e Oversport.

Ai u shpreh i kënaqur me rezultatin dhe me lojën e të tijve në fushë. Pas takimit Tetova tha:

“Kishim ardhur për një rezultat pozitiv sepse ndeshjet e shkuara ekipi nuk ka pasur ecuri të mirë. Jam i kënaqur me 1-1. Me 0-0 nuk do të isha shumë. Të jep moral ky ekip. Dalëngadalë do të rikthehemi sërish te skuadra që pasonte shumë dhe shkonte mirë te finalizimi.

Loja e ekipit? Jam i kënaqur vetëm me rezultatin, por jo me lojën. Do të shohim në javët në vazhdim për t’u përmirësuar.

Nervozizmi? Sot isha shumë i irrituar me disa faulle që nuk ishin fare. Ne kishim një faull në fund që ishte për karton të kuq dhe nuk u mor asnjë masë.

Mënyra e lojës? Gjithë kjo tërheqje e ekipit sot ishte nga rezultatet negative. Na shkoi për mbarë. Kërkonim thellësinë me Doëmenën. E komplimentoj për golin që bëri. Kjo ishte arsyeja pse e mbajta ekipin të tërhequr.

Ambienti i trazuar? Është diçka që duket jo realitet. Gjithë njerëzit aty jetojnë për sportin dhe kjo të bën të dalësh nga vetja. Nuk kam diçka fikse për të thënë.

Mungesa e Shtubinës? Shtubina është pjesë e familjes këtu. Është në klub. Po bën kursin e trajnerit. I pëlqen të bëhet trajner. Për pjesën tjetër nuk kam ç’të them. Ky ekip është ndërtuar nga ne të tre me bekimin e presidentit. Janë disa gjëra që i zgjidhin ata të dy.

Puna e Duros? Është vetëm ndryshimi i skemës. Nuk është se ekipi është keq. Në ditët në vazhdim duhet të rikthehemi të luajmë si më parë”, tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga