
Egnatia u ndal në barazim 1-1 me Teutën në “Egnatia Arena”. Pas “Oversport” trajneri Edlir Tetova do të theksonte se:
Barazimi? Ashtu siç shkoi ndeshja ne ishim afër fitores, siç ishte edhe Teuta te rasti i penalltisë. Portieri i Teutës ishte sot i pakalueshëm.
Pritshmëritë në krye të Egnatias? Ne sot vinim të “cunguar” pasi mungonin 6 lojtarë, por megjithatë pritshmëritë do t’i shikojmë në fund të sezonit. Lufta po ashpërsohet dhe do të shikojmë deri në fund se si do shkojë situata.
Je i kënaqur me lojtarët e stolit që zëvendësuan titullarët? Kjo ndeshje ishte e ndarë në dy pjesë dhe nga momenti në moment mund të fitonte secila skuadrë. Sa i përket lojtarëve jam super i kënaqur, pasi lojtarët që zëvendëësuan titullarët i bënë detyrat siç duhet. Portieri Qirko e thash dhe më lart ishte i pakalueshëm.
Kasa? Ka ardhur në janar, nuk është Kasa në 100% dhe ne jemi munduar t’i japin minuta. Shpresojqë pas këtij pushimi të rikuperohet plotësisht pas atij dëmtimi të lehtë që ka marrë.