
Tirana do të luajë të dielën kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e 21-të të Superiores. Në këtë përballje nuk do të mungojnë as tifozët bardheblu.
Përmes një postimi në kanalin zyrtar, tifo-grupi “Tirona Fanatics” bën me dije se do të jenë të pranishëm në stadiumin “Loro Boriçi”. Ata kanë bërë me dije detajet e udhëtimit duke shkruar:
“Të dielën nisemi nga stadiumi “Selman Stërmasi” në orën 13:00 drejt Shkodrës, aty ku luan Tirona! Bileta e udhëtimit kushton 600 lekë…
Shkojmë së bashku për 3 pikët! Ekipi tashmë ka nevojë për mbështetje për sprintin final drejt yllit të tretë në fanelë. Të gjithë drejt Shkodrës, për kryeqytetin. Të gjithë me të zeza!”
Poll