Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Të gjithë me sytë nga Ze Maria, ja kur vendos Tirana për të ardhmen e trajnerit

Shkruar nga NEWSPORT
Të gjithë me sytë nga Ze Maria, ja kur vendos Tirana për

Për Tiranën mund të themi se ka nisur një kapitull i ri. Bardheblutë mundën të siguronin ngjitjen në Superligë pas një viti vuajtjesh në Kategorinë e Parë. Ndërkohë që brenda klubit po mendojnë për rikonstruktimin e skuadrës, ndërkohë që një tjetër çështje madhore është ajo e trajnerit, Ze Maria.

Dje u tha se ishte caktuar të zhvillohej një mbledhje mes palëve për të vendosur për të ardhmen, por ende nuk ka agjë zyrtare. Së fundmi, mbledhja është shtyrë për ditën e hënë, ditë kur do të merret dhe vendimi përfundimtar për vazhdimin e bashkëpunimit apo ndërprerjene  marrëdhënieve me teknikun e ekipit.

Mundësitë janë të mëdha që Ze Maria të qëndrojë, por  asgjë nuk dihet, pasi trajneri ka një listë "dëshirash" që duhet të plotësohen nga drejtuesit e Tiranës, në të kundërt, "divorci" është i pashmangshëm. Çfarë do ndodhë? Askush nuk mund të japë siguri por dhe kjo histori do marrë fund si gjithë të tjerat dhe verdikti përfundimtar do të merret nesër.

Poll

Lexo gjithashtu