Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Sylvinho do iu dërgojë në Europian dhe Botëror”, Karambeu: E kam ndjekur Shqipërinë, po punojnë për gjeneratën e re

Shkruar nga NEWSPORT
“Sylvinho do iu dërgojë në Europian dhe

Christian Karambeu, ish-futbollisti i famshëm i Real Madrid dhe kombëtares së Francës, në një intervistë me Ora News nga gazetari Altin Sulçe, foli për kombëtaren shqiptare.

“UEFA më dërgoi në Shqipëri që ta përfaqësoj për ndarjen e çmimeve të lojtarëve më të mirë të vendit tuaj. Duhej të ishte dikush dhe më dërguan mua këtu. Eventi ishte i mrekullueshëm, organizimi më pëlqeu. Është hera e parë që vi në Shqipëri. Unë kam shkuar gjithandej me Kombëtaren e Francës, por nuk kam ardhur ndonjëherë këtu.

Më kanë folur për kombin shqiptar dhe Tiranën. Kur isha në Francë, Lorik Cana ka qenë shumë i njohur. Kam parë në Europianin e Francës ndeshje Zvicër-Shqipëri dhe ishte interesante pasi kishte lojtarë shqiptarë në të dy ekipet. Kam parë Sadikun, Muratin.

Kam parë edhe Qazim Lacin te Olimpiakosin kur u zhvillua si lojtar, se ishte shumë i ri atëherë. Më pëlqen ai djalë se ka zemër dhe mendje në futboll. Armand Duka po punon me gjeneratën e re për të rritur futbollistët e së ardhmes. Këtë e kemi bërë 40 vite më para në Francë, i kemi hedhur sytë nga akademia dhe sot kemi nxjerrë shumë lojtarë.

Investimet i japin frytet në vitet e ardhshme. E takova presidentin Duka dhe trajnerin Sylvinho. Keni bërë mirë që i keni besuar këtij trajneri, ai di shumë nga futbolli dhe me idetë e tij do ta dërgojë Shqipërinë në Europian ose Botëror”, tha Karembeu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga