
Kukësi do të presë ditën e sotme Egnatian në shtëpi për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Kukës Arena” do të startojë në orën 13:30.
Përsa i përket përgatitjeve , në këtë sfidë Stavri Nica vjen me një mungesë mjaft të rëndësishme. Kukësit do t’i mungojë një lojtar kyç si Plarent Fejzaj. Mesfushori që është një nga të “preferuarit” e Nicës nuk do të jetë në këtë sfidë. Teksa për verilindorët ka edhe dy mungesa të tjera për shkaqe dëmtimesh, me Abdou Mbarak dhe Daniel Momoh që shtojnë “hallet” e trajnerit të Kukësit.
Në krahun tjetër ka një mungesë mjaft të rëndësishme në mesfushë, si ajo e Sebastian Spahiut. Ky i fundit ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Ndërsa për Tetovën ka edhe rikthime, me Malotën që rikthehet nga dëmtimi, ndërsa Albano Aleksi mungoi ndeshjen e fundit për çështje kartonësh. Nga trajneri i rrogozhinasve pritet edhe ndryshim skeme, me Tetovën që pritet të luajë me rreshtimin 3-5-2.
FORMACIONET E MUNDSHME TË NDESHJES KUKËSI-EGNATIA:
KUKËSI (4-3-3): Tafas: Lala, Zenunaj, Zhongo, Reçi: Mota, Lleshi, Felipe: Salami, Najara, Rashiti.
EGNATIA (3-5-2): Sherri: Malota, Dylis, Xhemajli: Fangaj, Zejnullai, Aleksi, Fernando, Ndreca: Ibrahimoglu, Gjata.