Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Stadiumi i ri dhe zhvillimi i Flamurtarit, presidenti Idrizi takon Konsullen e Përgjithshme të Italisë

Shkruar nga NEWSPORT
Stadiumi i ri dhe zhvillimi i Flamurtarit, presidenti Idrizi takon Konsullen e

Sinan Idrizi ka pritur sot në një takim Konsullen e Përgjithshme të Italisë, Iva Palmieri. Siç raporton klubi i Flamurtarit, me Konsullen u fol për bashkëpunimet e mundshme mes kuqezinjve dhe shtetit italian, për zhvillimin dhe promovimin e sportiti.

Gjithashtu një temë e rëndësishme ishte edhe ndërtimi i stadiumit “Flamurtari”. Në kanalin zyrtar të klubit vlonjat thuhej:

“Presidenti i Flamurtari Football Club, Sinan Idrizi priti sot në takim Konsullen e Përgjithshme të Italisë në Vlorë, Znj.Iva Palmieri ku u njoh me  ecurinë e projektit Vlora Sport.

Gjatë takimit në ambjentet e stadiumit “ Flamurtari “ u fol për bashkëpunimet e mundshme  në fushën e sportit me shtetin italian dhe aktivitetet artistike e kulturore të nisura fal iniciativës të Sinan Idrizit dhe bashkëpunimit nga Konsullata Italiane.

Gjithashtu gjatë takimit u fol për projektin e shpallur nga qeveria shqiptare per ndërtimin e stadiumit “Flamurtari“”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga