Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Vëmendja në Riga, kuqezinjtë të “dënuar” vetëm për fitoren ndaj Letonisë

Shkruar nga NEWSPORT
Vëmendja në Riga, kuqezinjtë të “dënuar”
Kombetarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare do të luajë ditën e sotme në transfertë ndaj Letonisë. Duel ky shumë i rëndësishëm për objektivat në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Kuqezinjtë do të zbresin në fushë në orën 20:45 në “Skonto stadions”. Kjo do të jetë ndeshja e katërt e ekipit tonë në kualifikuese.

Ekipi i Sylvinhos ditën e djeshme ka mbyllur përgatitjet për këtë duel, teksa pas barazimit 0-0 me Serbinë në “Air Albania” do të synojë fitoren ndaj letonezëve.

Kujtojmë se aktualisht Kombëtarja mban vendin e 2-të në grupin K me 4 pikë, 5 më pak se Anglia, ndërsa Letonai ka 3 pikë, por me një ndeshje më pak. Ndërkohë Serbia ka vetëm 1 pikë, por ka 2 ndeshje më pak se kuqezinjtë, ndërkohë me 0 pikë ndodhet Andorra.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga