Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Sylvinhos i prishen “planet” përpara ndeshjeve të nëntorit, shkak bëhen sulmuesit (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Sylvinhos i prishen “planet” përpara ndeshjeve të
Sylvinho

Pas fitores në Leskovc ndaj Serbisë, shanset që Shqipëria të luajë në fazën “play-off” për “Botërorin 2026” janë rritur ndjeshëm. Aktualisht Kombëtarja numëron 11 pikë pas 6 ndeshjeve në Grupin K, 1 pikë më shumë se Serbia ndjekëse, çka do të thotë se grupi i Sylvinhos e ka gjithçka në dorën e tij për pozicionin e 2-të pas Anglisë.

Dy takimet e mbetura janë me Andorrën në transfertë më 13 nëntor dhe 3 ditë më vonë në Tiranë karshi Anglisë. Edhe pse ende nuk është bërë zyrtare lista e lojtarëve që Sylvinho do të ftojë për ballafaqimet ndaj rivalëve të mësipërm, java e fundit ka nxjerrë në “dritë” një faktor që duhet të shqetësojë tej mase trajnerin e Shqipërisë.

Nga sulmuesit tanë që aktivizohen me ekipe të ndryshme, vetëm Arbër Hoxha dhe Jasir Asani ka lënë shije pozitive, të tjerët jo. Mirlind Daku ka 9 ndeshje që nuk e gjen golin me përfaqësuesen dhe klubin e Rubin Kazan.

Armando Broja ka marrë trajtën e “gomës rezervë” nga trajneri Scott Parker te Burnley, pavarësisht se gjeti rrjetën në miqësoren karshi Jordanisë. “Heroi” i Leskovcit Rey Manaj numëron 3 takime pa finalizim te Al-Sharjah.

Nedim Bajrami nuk po përzgjidhet më në ekipin e Rangers. Myrto Uzuni ka “harruar” të shënojë në SHBA me Austin. E gjithë kjo “tablo” nuk jep shumë besim për sfidat e nëntorit në kampin e Shqipërisë.           

 

Poll

Lexo gjithashtu