Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Sylvinho dhe Ramadani festojnë ditëlindjen, FSHF me urimin e veçantë për trajnerin dhe mesfushorin

Shkruar nga NEWSPORT
Sylvinho dhe Ramadani festojnë ditëlindjen, FSHF me urimin e
Ylber Ramadani dhe Sylvinho

Sylvinho ka ditën e tij më të veçantë, teksa këtë të dielë feston ditëlindjen dhe mbush 53 vjeç. Po ashtu, edhe mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani ndan të njëjtin gëzim në të njëjtën ditë me trajnerin. 

Në këtë moment të rëndësishëm për të dy, Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur t'i dedikojë një urim dyshes në rrjetet sociale, duke shkruar: "Gëzuar ditëlindjen Sylvinho dhe Ylber Ramadani".

Kjo ditëlindje e gjen trajnerin kuqezi në një dyzim të madh, pasi ende s'ka vendosur plotësisht se ku do të vazhdojë të drejtojë, pasi kontrata i skadon në korrik dhe në tavolinë ende s'ka një ofertë për zgjatjen e bashkëpunimit. 

Më herët, për brazilianin u përfol një interesim nga skuadra që militon në Brazil, Corithinias, por këta të fundit zgjodhën të emëronin Fernando Diniz.

Poll

Lexo gjithashtu