Klodian Duro, Zabaleta dhe Sylvinho
Ndërsa na ndajnë edhe pak muaj nga përfundimi i kontratës së trajnerit Sylvinho me Shqipërinë, e ku nuk ka asgjë të sigurtë për vazhdimin e brazilianit në “timonin” e Kombëtares, ish-mesfushori Klodian Duro nuk ka qqëndruar në “heshtje”.
Në një postim të “skysport.96” në rrjetin social Instagram, ku prezantohet “CV”-ja e Duros dhe “teza” që ish-lojtari të marrë drejtimin e Shqipërisë në spektrin futbollistik, vetë Duro e ka publikuar në llogarinë e tij.
Mbetet të shihet se çfarë do ndodh, nëse do të kemi një trajner të ri te Kombëtarja dhe nëse po, a do të merret parasyesh vetëofrimi i legjendës elbasanase.
View this post on Instagram
Poll
