Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Ndeshje shumë e vështirë me Letoninë”, Sylvinho: Bajrami bëri një rikthim të mirë

Shkruar nga NEWSPORT
“Ndeshje shumë e vështirë me Letoninë”,
Sylvinho

Shqipëria mposhti Letoninë me shifrat 1-0 në mbrëmjen e sotme. Në përfundimin e sfidës, trajneri Sylvinho doli në prononcim për mediat.

“Kemi bërë një ndeshje shumë të vështirë me Letoninë. Ata kanë luajtur një ndeshje shumë të ngjashme me ne ndaj Serbisë. Është një kundërshtar i vështirë dhe fizikisht i fortë. Nëse me këtë kundërshtar nuk arrin dot të shënosh golin e dytë mund të rrezikosh deri në fund të ndeshjes. E kemi vënë re Letoninë edhe me Serbinë dhe Anglinë. Me gjithë respektin për to, mund të jenë të rrezikshëm në dy raste që mund të kenë.

Përsa i përket ndryshimeve në formacion, bëmë ndryshime me Bajramin pasi mund të luajë jashtë zone dhe mund të depërtojë. Gjithashtu i jap meritat edhe kundërshtarit. Në pjesën e dytë Broja kishte hapësira në sulm, bëri disa kundërsulme. Por ai ka bërë një ndryshim ekipi dhe e ka të vështirë të tregojë veten me aq pak minuta në kombëtare. Nuk është një 9-sh tipik, por mund të bëjë mirë duke depërtuar në zonë. Jam shumë krenar për lojtarët e mi.

Jemi stërvitur për dhjetë ditë për dy ndeshjet. E kemi parë ndeshjen e kaluar të Letonisë dhe Serbisë, por nuk mund të them se e kam në mendje. Pas tre ditësh vazhdon puna për të parë se çfarë do të bëjm në ndeshjen ndaj Serbisë në tetor. Asllani është një djalë shumë i mirë dhe po bën mirë me ekipin e tij të ri. Nedim Bajrami ka bërë një rikthim shumë të mirë ditën e sotme. Ai dhe Asani po punojnë shumë dhe me kokën ulur për të marrë rezultate”, u shpreh Sylvinho.

Poll

Lexo gjithashtu