Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Manaj? Një lojtar që ka eksperiencë”, Sylvinho: Ndeshja dytë pak më e vështirë, nuk them se është deçizive

Shkruar nga NEWSPORT
“Manaj? Një lojtar që ka eksperiencë”, Sylvinho:
Sylvinho

Kombëtarja shqiptare do të dalë në fushën e lojës ditën e nesërme për t’u përballur me Letoninë në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Trajneri i kuqezinjve Sylvinho doli në konferencë për shtyp ditën e sotme në Riga.

“Ndeshja e dytë është gjithmonë pak më e vështirë në menaxhimin e skuadrës. Sigurisht që nuk kemi vendosur për formacionin, do kemi një stërvitje të lehtë. Nesër do kemi një ide se kush do të jetë në formacion ndaj Letonisë. Kemi mundësi për të zgjedhur me gjithë këto lojtarë që kemi.

Manaj? Një lojtar që ka eksperiencë, e njoh që nga viti 2014 kur ishte pjesë e Interit. E kam folur edhe me të, përgjegjësia është gjithmonë e imja. Në stërvitje praktikohen penallti nga të gjithë lojtarët dhe unë e vendos gjithmonë se kush do të godasë. Në futboll ka gjithmonë presion sidomos në Kombëtare. Është i tillë sepse nuk të jep shumë hapësirë, duhet të mbledhim sa më shumë pikë.

Nuk mund të them se është ndeshje deçizive. Duke krahasuar skuadrën me 2 vite më parë është më pak në tension. Letonia është njëfarë ekipi që luan një futboll surprizues. Është një ndeshje e vështirë për t’u organizuar por shumë e rëndësishme. Kush do të zëvendësojë Gjimshitin? Do të shohim pas përfundimit të stërvitjes.

Adrian Bajramin e njoh që nga moshat, edhe te Benfica është aktivizuar pak nga pak. Ai do të jetë së bashku me lojtarët e tjerë. Mitaj është shumë teknik dhe i jep ekuilibër skuadrës, nuk kemi kohë t’i provojmë lojtarët në role të ndryshme. Ai është shumë mirë si mbrojtës i majtë dhe do të vazhdojë të luajë kështu”, u shpreh Sylvinho.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga