Stiven Shpendi
Stiven Shpendi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Empoli, fitoi në shtëpi përballë Catanzaro. Kjo sfidë përfundoi me shifrat 1-0, në favor të ekipit vendas.
Ishte pikërisht sulmuesi i Shqipërisë U21, Stiven Shpendi ai që shënoi golin e vetëm të sfidës. Në minutën e 59-të, shqiptari ia doli që të dërgonte topin në rrjetë falë një penalltie.
Kështu, Shpendi shkon në kuotën e 5 golave këtë sezon të Serie B italiane. Ai parakalon kështu vëllain e tij, Cristian Shpendi, i cili luan me Cesena.
Goli i Stiven Shpendit
Poll
