Momenti i golit
Sivasspor po zhvillon një ndeshje fantastike ndaj Sakaryaspor, i cili është i vlefshëm për javën e 27-të të kampionatit. Përballje ku ekipi i Rey Manajt dhe Valon Et’hemit po kryeson 3-1, teksa po luhet minuta e 33.
Pikërisht dyshja shqiptare shënoi golin e parë të këtij takimi, me Manaj që asistoi dhe ish-i iSuperiores e dergoi topin në rrjetë. Por nuk u ndalën me kaq, pasi ish-futbollisti i Kukësit, Et’hemi gjeti sërish rrugën e rrjetës.
Më minutën e 21-të të sfidës, shqiptari shënoi për 3-0, një tjetër gol spektakolar dhe që është i dyti personal në këtë takim. Gol që ngriti peshë “zemrat” e tifozëve në stadium.
Poll

