Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Protagonist me Kombëtaren përballë Jordanisë, futbollisti kuqezi shënon GOL në Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Protagonist me Kombëtaren përballë Jordanisë,
Nazmi Gripshi

Nazmi Gripshi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Astana, fitoi sot përballë Aktobe në shtëpi. Sfida e vlefshme për javën e 25-të të Premier League të Kazakistanit, përfundoi 5-3.

Ishte pikërisht Gripshi, ai që shënoi golin e katërt për të tijët. Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, futbollisti shqiptar ia doli që të kthente në gol një 11-metërsh.

Kujtojmë se Gripshi ishte protagonist edhe me Kombëtaren shqiptare, duke marrë minuta përballë Jordanisë. Pikërisht në atë miqësore ai debutoi për herë të parë me fanellën kuqezi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by «Астана» | FC Astana (@fca.astana)

Poll

Lexo gjithashtu