Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ "Perlë" nga këmbët e Myrto Uzunit, gol me vlerë kualifikimi në Amerikë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ "Perlë" nga këmbët e Myrto Uzunit, gol me
Myrto Uzuni

Myrto Uzuni është rikthyer sërish te goli me skuadrën e Austin në Amerikë. Sulmuesi shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën që Austin zhvilloi ndaj El Paso.

Një përballje që është fituar nga skuadra e Uzunit me shifra 3-2 dhe ku lojtari i Kombëtares shënoi një nga golat vendimtarë për kualifikimin e skuadrës së tij në Kupën e Amerikës.  

Uzuni tundi rrjetën e kundërshtarëve në minutën e 76-të për të barazuar përkohësisht rezultatin në 2-2. Një "perlë" në kufijtë e zonës që do të ngrente në këmbë të pranishmit.

Ndërkohë në minutën e 80-të do të shënonte një nga shokët e tij të skuadrës dhe në këtë mënyrë Austin do të kualifikohej në fazën e 1/8-ave të Kupës së Amerikës. Kujtojmë se ky është goli i tretë për Uzunin me Austin që prej transferimit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga