Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Autogoli i Kumbullës, media italiane: I pafat, prishi një paraqitje të mirë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Autogoli i Kumbullës, media italiane: I pafat, prishi një
Marash Kumbulla

I pafat Marash Kumbulla teksa në ndeshjen e sotme të Sassuolos përballë Genoas ishte shkaktar i një autogoli dramatik.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare po zhvillonte një paraqitje mjaft të mirë me Sassuolon që po udhëhiqte deri sa u barazua në minutën e 54’, e më pas 7 minuta më vonë do të përmbysej falë autogolit të Kumbullës.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1 për Genoan dhe Sassuolo merr një humbje fatale që i dërgon me një këmbë në Serie B pasi janë 3 pikë larg zonës së sigurt kur kanë mbetur vetëm 2 ndeshje deri në fund.

Në raportin pas ndeshjes, TuttoMercatoWeb i jep notën 5 Kumbullës, më e ulëta së bashku me 4 bashkëlojtar të tjerë.

“Kumbulla 5 - Sezoni i mallkuar, ai dëmton një paraqitje të mirë ndaj Reteguit duke devijuar krosin e Ekuban në portën e gabuar”, shkruan TMW.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga