Rey Manaj duke u larguar nga fusha
Rey Manaj ka lënë fushën e lojës i dëmtuar, në ndeshjen që ekipi i tij Sivasspor po luan në shtëpi përballë Umraniyespor.
Në minutën e 7-të të sfidës, sulmuesi 29-vjeçar tregoi qartë që po ndjente dhimbje, duke bërë me shenjë që s’mund të vazhdonte më. Kështu, ai u detyrua që të zëvendësohej vetëm pas 7 minutash lojë.
Një lajm tronditës edhe për Kombëtaren shqiptare. Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit të Manajt, por 11 ditë para sfidës me Poloninë, një lajm i tillë nuk jep shpresa rikuperimi në kohë.
Poll

