Anis Mehmeti po përjeton formën e tij më të mirë në sezonin e dytë radhazi në Angli. Tashmë pjesë e Ipswich Town në Championship, shqiptari vazhdon të dhurojë performanca mbresëlënëse, ku deri më tani në llogarinë e tij personale janë regjistruar 10 gola dhe 8 asiste.
Megjithatë, mesfushorin e spikatur nga trajneri Sylvinho e kanë zënë “hallet” e kartonave. Pas nëntë kartonëve të verdhë, Mehmeti i duhet të bëjë kujdes pasi një tjetër ndëshkim me të verdhë do të bënte që 25-vjeçari të mungojë në dy ndeshjet e radhës për skuadrën e tij.
Për yllin shqiptar pati një interes nga Sylvinho, i cili e ndoqi më nga afër lojtarin për ta vlerësuar për ndeshjen vendimtare me Poloninë më 26 mars. Mirëpo, duket se me kalimin e kohës, “entuziasmi” ka rënë dhe vëmendjen e brazilianit e kanë rrëmbyer të tjerë emra në listën përfundimtare.



