
Ardian Ismajli me fanellën e Empolit
Ardian Ismajli ka arritur prej ditësh marrëveshjen me Torinon. Mbrojtësi i Kombëtares do të vazhdojë karrierën në Serie A, duke nisur kështu një aventurë të re.
Palët janë dakordësuar për një kontratë 3-vjeçare mes tyre, ndërsa janë kopsitur edhe detajet e fundit të kontratës. Madje në Itali kanë zbuluar edhe ditën kur futbollisti do t’u nënshtrohet edhe vizitave mjekësore.
Saktësisht ditën e hënë, shqiptari do të zbarkohë në Torino dhe do t’iu nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas do të firmosë edhe konbtratën. Kujtojmë se sezonin e kaluar Ismajli ishte pjesë e Empolit, me të cilët i përfundoi kontratë.
Poll