Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Ishin “heronj” në Superligë, sulmuesit shqiptar gati ti fusin “TMERRIN” Premier Leagues

Shkruar nga NEWSPORT
Ishin “heronj” në Superligë, sulmuesit shqiptar gati ti
Baton Zabërgja dhe Ermir Rashica

“Zbarkimi” i Baton Zabërgjës në Premier Leaguen ukrainase te ekipi i Metalist 1925, ka bërë bujë edhe në media. Megjithatë, Zabërgja nuk është i vetmi në skuadrën e Metalist 1925 me origjinë shqiptare. Një tjetër emër që po konfirmohet fuqishëm në grup është edhe Ermir Rashica.

Pritet me padurim kombinimet Rashica-Zabërgja. Edhe pse dyshja në fjalë do të japin kontributin e tyre në ligën ukrainase, sërish nuk mund të mohohet fakti që ata janë “produkt” i futbollit shqiptar, Superligës. Emri i Rashicës filloi të bënte “zhurmë” te Skënderbeu në sezonet 2023-2025, aq sa u shit te Metalist 1925 për 300 mijë euro.

Ndërsa Baton Zabërgja është rast “i freskët”. Efikasiteti i 24-vjeçarit u diktua edhe në Conference League me Dinamon. Për të, skuadra ukrainase pagoi 800 mijë euro.

Në 4 ndeshjet e Conference League me dinamovitët, Zabërgja ka kontribuar me 3 gola dhe 2 asiste, ndëra Rashica në 13 takime në total me Metalist 1925, numëron 4 gola dhe 4 asiste. Të dhënat e mësipërm janë sinjal i qartë se ata do të dhurojnë spektakël dhe gola në edicionin 2025-2026, sikurse do të jenë “ferr” për mbrojtet rivale.             

Poll

Lexo gjithashtu