Mario Mitaj
Ka startuar ndeshja Al-Kholood – Al-Ittihad, e vlefshme për javën e 14-të të Ligës Saudite. Trajneri i kampionëve në fuqi të Arabisë Sergio Conceicao e ka lën jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar Mario Mitajn.
Mbrojtësi shqiptar ka disa ndeshje që nuk preferohet më nga “timonieri” portugez, ndërsa “zërat” për largimin e mundshëm po shtohen dita ditës.
Nuk ka një orientim të qartë se kush do jetë klubi i ri për Mitajn. Me Kombëtare, mbrojtësi i majtë edhe pse ka moshë shumë të re, numëron 28 prezenca. Qetësia, teknika dhe këmbëngulja në linjë janë karakteristikat identifikuese të shqiptarit.
Poll
