Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Nuk “pyet” për Sylvinhon, FSHF “rikthen” Anis Mehmetin në Kombëtare 3 muaj para ndeshjeve të “Play-Off” (POSTIMI SURPRIZUES)

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk “pyet” për Sylvinhon, FSHF “rikthen” Anis
Anis Mehmeti

Anis Mehmeti është padiskutim një nga sulmuesit më në formë në këtë sezon. Futbollisti i Kombëtares po bën paraqitje fantastike në Angli me Bristol City, ekip që luan në Championship.

Por pavarësisht kësaj, ditën e sotme ka marrë vëmendjen jo për golat e tij, por për diçka tjetër. Mehmeti feston ditëlindjen dhe dita e sotme për të është mjaft e veçantë.

Saktësisht ka mbushur 25-vjeç dhe urimet për të vijnë “lumë”. Një prej tyre vjen edhe nga FSHF, me këto të fundit që i urojnë gëzuar ditëlindjen.

“Anis Mehmeti gëzuar ditëlindjen. U bëfsh 100 vjeç”, shkruhet në urimin  e Federatës në postimin e tyre në rrjetet sociale. Një postim që “rikthen” Mehmetin sërish me fanellën kuqezi, i cili padiskutim që vazhdon të jetë në pritje të një tjetër ftese nga Sylvinho. Ky i fundit duket se ende nuk është bindur dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në grumbullimin e radhës për sfidat e ‘Play-Off” që do të luhen në muajin mars.

Poll

Lexo gjithashtu