Kristjan Asllani
E ardhmja e mesfushorit të Kombëtares Kristjan Asllani te Torino ka përfunduar. Edhe pse “zbarkoi” te “Demat” me formulë huazimi prej verës së vitit 2025 deri në qershor të këtij viti, trajneri Marco Baroni nuk i beson më dhe në të tillë situat, 23-vjeçari shqiptar do të rikthehet te Interi.
Por, klubi zikaltër nuk ka ndërmend ta mbaj, çka do të thotë një tjetër huazim apo shitje përfundimtare është e sigurtë. Sipas “ultimoracalciomercato”, ekipi i Paris FC është i interesuar për Asllanin.
Nuk bëhet e qartë nëse kemi të bëjmë me negociata për blerjen përfundimtare të kartonit apo huazim. Për “regjisorin” kuqezi, janë të interesuar edhe skuadra të tjera si Fiorentina, Parma dhe Sassuolo.
View this post on Instagram
Poll
