Endri Çekiçi
Endri Çekiçi nuk do të bashkohet me Tiranën këtë merkato dimërore. Sipas mediave në Irak, ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare ka firmosur me ekipin irakian, Zakho SC.
Marrëveshja e 29-vjeçarit me ekipin e Zakho do të jetë e vlefshme deri në fund të sezonit. Kështu, Çekiçi lë “thatë” Tiranën që e donte në ekip, për t’u veshur i kuq me ekipin irakian.
Zyrtarizimi i kësaj lëvizje pritet ditën e sotme. Përsa i përket klubit të Zakho, ato militojnë në elitën e futbollit në Irak, teksa momentalisht mbajnë vendin e 9-të në tabelë.
View this post on Instagram
Poll
