
Berat Gjimshiti
Berat Gjimshiti vazhdon të lërë gjurmë në Serie A. Mbrojtësi shqiptar ishte një nga protagonistët absolut të fitores së Atalantës ndaj Empolit.
Skuadra e Gjimshitit triumfoi 5-0 ndaj kundërshtarëve, me kapitenin e Kombëtares që përveç lojës së shkëlqyer në repartin e mbrojtjes, arriti të asistonte në golin e dytë për të tijtë.
Paraqitja e tij është vlerësuar, teksa është zgjedhur në formacionin e javës s ë26-të të Serie A. Nga “Soffascore” gjithashtu është vlerësuar edhe me notën 8.

Poll