Ernest Muçi është kthyer në idhull te Trabzonspor. Kjo shihet qartë nga fjalët e presidentit të shoqatës së ekipit turk, Hasan Bahadir.
Teksa Muçi është në huazim nga Besiktas, me të drejtë blerje 8 milionë euro, Bahadir ka theksuar se ai dhe tifozët e tjerë janë gati të mbledhin paratë, për ta blerë ata sulmuesin shqiptar.
“Përkatësia nuk është shpesh te firma, por te sjellja. Ai iu gëzua golave pasi i ndjente, ai çoi duart lart pasi ndjen se ka në zotërim këtë tribunë. Në ato momente, ne kuptuam këtë: që përkatësia nuk është shpesh te firma në kontratë, por të shikimi dhe reagimi.
Kjo është arsyeja pse po bëj një thirrje, le ta bëjmë Muçin një transferim të përbashkët të 8 milionë tifozëve. Le ta bëjmë këtë një transferim tifozësh Pjesa tjetër nuk ka rëndësi. Paratë të vijnë nga ne. Pasi nga kjo do të përfitojë edhe komuniteti", tha Bahadir.


