Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Sulmuesi i Shqipërisë “trondit” Torinon, bomberi shënon GOL vendimtar në limite

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Sulmuesi i Shqipërisë “trondit” Torinon, bomberi
Momenti kur shënon Flavio Sulejmani

Falvio Sulejmani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Lazio U20 barazoi në shtëpi përballë Torinos U20. Sfida e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit të të rinjve, përfundoi 2-2.

Ishte pikërisht sulmuesi 19-vjeçar me origjinë shqiptare, ai që shënoi golin e dytë për të tijët. Sulejmani e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 93-të, duke rezultuar vendimtar në pikën e marrë.

Kujtojmë se 19-vjeçari është një “produkt kuqezi”, pasi ka luajtur me ekipet kombëtare U16, U17, U19 dhe U21. Duket se talenti është në rrugën e duhur me golat e tij, për të siguruar një vend në Kombëtaren A.

Kujtojmë se për shqiptarin ky është goli i 6-të sezonal, ndërsa numëron edhe 3 asiste.

Poll

Lexo gjithashtu