Berat Gjimshiti ka përfunduar në qendër të kritikave pas humbjes 0-2 që Atalanta mori në Champions League ndaj Borussia Dortmund. Kapiteni i Kombëtares shqiptare nuk ishte në ditën e tij më të mirë me bargamaskët, me trajnerin e Atalantës që e zëvendësoi që në minutën e 40-të dhe në këtë mënyrë i kanë faturuar edhe “golin e parë” të pësuar.
Por përpos të gjithave, dita e sotme për të është e veçantë. Lideri i prapavijës feston ditëlindjen. Dhe urimet në 33 vjetorin e tij të lindjes janë të shumta
Një prej tyre vjen edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, ku i urojnë edhe 100 vite të lumtura. “Gëzuar Ditëlindjen Berat Gjimshiti, edhe 100 vite të lumtura”, shkruhet në postim. Siç dihet Gjimshiti është një nga lojtarët kyç të Kombëtares shqiptare, i cili do të udhëheqë skuadrën edhe në sfidat e “Play-Off” të muajit mars, ku ekipi ynë do të luajë ndaj Polonisë, takim i vlefshëm për Kupën e Botës 2026.
