
Luis Hasa
Mesfushori shqiptar Luis Hasa u “projektua” nga mediat italiane si një talent i jashtëzakonshëm, duke rënë në sy te moshat e Juventusit dhe Italisë.
Por aventura te Napoli nuk ka shkuar aspak mirë. Edhe pse 21-vjeçari ka kontratë me kampionët e Serie A deri në verën e vitit 2029, nuk e ka bërë ende debutimin me napolitanët. Sipas “TuttomercatoWeb”, Hasa do të kalojë me formulë huazimi te Carraresen, këta të fundit militojnë në Serie B.
Gjatë kohës kur inkuadrohej me moshat e Juventusit, Luis Hasa ka treguar edhe admirimin për Cristiano Ronaldon. Shqipëria ka kohë që kërkon 21-vjeçarin ti bashkohet grupit të Sylvinhos, por deri tani pa rezultat.
Poll