Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ 500 mijë euro! Nga Ilir Daja te Kombëtarja, mesfushori i Shqipërisë firmos me klubin e Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ 500 mijë euro! Nga Ilir Daja te Kombëtarja, mesfushori i
Foto ilustrim/ Kombëtarja shqiptare - Ilir Daja kur drejtonte Ballkanin

Nazmi Gripshi është futbollisti më i ri i Rubin Kazan. Fantazisti 28-vjeçar ka vendosur që të largohet nga Astana, për të nisur një aventurë të re në Premier League ruse.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Рубин Казань ♦️ Rubin Kazan (@fcrk)

Për të siguruar shërbimet e tij, klubi i Rubin Kazan ka shpenzuar 500 mijë euro. Ndërkohë që vetë futbollisti ka firmosur kontratë 3.5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2029.

Kujtojmë se tek ekipi i ri, Gripshi do të gjejë një tjetër futbollist të Kombëtares shqiptare, Mirlind Dakun. Vlen të përmendet se Gripshi debutoi me Kombëtaren shqiptare, pikërisht vitin e shkuar.  

Në të shkuarën, 28-vjeçari ka luajtur me Teutën, Skënderbeun dhe Ballkanin. Pikërisht tek këta të fundit, ka pasur trajner Ilir Dajën, duke u shpallur edhe kampion në Kosovë.

E BUJSHME/ 500 mijë euro! Nga Ilir Daja te Kombëtarja, mesfushori i
Nazmi Gripshi

 

Poll

Lexo gjithashtu