Armando Broja do të mungojnë në ndeshjen e fundjavës ku Burnley do të përballet me Chelsea. Kjo për shkak se ylli i Kombëtares shqiptare nuk është i gatshëm fizikisht.
Është vetë trajneri Scott Parker, i cili ka bërë të ditur lajmin. Kujtojmë se në dy ndeshjet e fundit Broja nuk ishte as në stol dhe sipas trajnerit ishte “vendim teknik”, por tashmë Parker ka theksuar se gjithçka lidhet me formën e shqiptarit.
“Nuk do ia dalë për fundjavën. Për të qenë të drejtë, po kalon një problem prej disa javësh dhe duhet të ndërhynim. Nuk do të jetë për shumë gjatë, shpresojmë për pak javë nga tani, por e sigurt që nuk do të jetë i gatshëm për këtë fundjavë që të luajë në atë ndeshjes”, tha Parker.
Vlen të theksohet se ky është një lajm që shqetëson edhe trajnerin e Kombëtares shqiptare, Sylvinhon. Kujtojmë se kuqezinjtë do të përballen më 26 mars me Poloninë për “play-off” e Botërorit dhe Broja duket se nuk mund të jetë gati.
