Medon Berisha
Lecce barazoi ditën e sotme në shtëpi përballë Veronës 0-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Serie A. Ndërkohë që “Lojtari i Ndeshjes” u shpall për herë të dytë radhazi, Medon Berisha. Ky i fundit foli pas sfidës për mediat italiane.
“Ka një shije të hidhur. Sinqerisht nuk më intereson shumë çmimi, pasi në fund dëshiroja të fitoja. Jam i zhgënjyer pasi kemi bërë një ndeshje të madhe dhe mund të merrnim tre pikët.
Pikë të tjera? Po, pika vlen gjithsesi, por në fazën ofensive duhet të finalizojmë më mirë, kishim 2-3 raste për gol. Tani Kombëtarja dhe rruga drejt Botërorit? Shpresojmë”, është shprehur Medon Berisha.
Poll
