
Tedi Cara
200 mijë euro shpenzoi ekipi ukrainas i FC Oleksandriya në vitin 2024 për sulmuesin Tedi Cara. Seoznin e parë e mbylli në kampionat me 6 gola dhe 2 asist në 13 ndeshje, statistika bindëse.
Por nëse i referohemi golit të fundit me ekipin aktualë, Cara ka 7 ndeshje pa finalizim, saktësisht 540 minuta që është inkuadruar në fushën e blertë, përfshirë edhe takimet miqësore.
Ditën e sotme, Obolon mposhti FC Oleksandriya me rezultatin 1-0, ku edhe në këtë rast Cara nuk ishte në gjendje të bënte diferencën. Pas dy javësh në Premier Leagun ukrainase, klubi i sulmuesit shqiptar ndodhet në fund të tabelës, ndërsa pak ditë më parë u eliminuan edhe nga Conference League kundër Partizan Beograd.
Poll