
Dasma e Redon Xhixhës
Ditën e djeshme, Redon Xhixha i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar martesën me bashkëshorten e tij, Kristinën. Ish-futbollisti i Tiranës u kthye në Shqipëri për dasmën e tij.
Xhixha ka postuar në faqen e tij zyrtare shumë momente rreth dasmës së tij, ku ra në sy dhe kënga për ekipin e Tiranës. Sëbashku me sulmuesin 26-vjeçar ishte dhe Pajtim Struga, autori i këngës “Tirona Kampion”.
Duket qartë që ekipi bardheblu ka mbetur në zemrën e Redon Xhixhës edhe pas largimit të tij drejt Qarabagut. Me ekipin e Tiranës, sulmuesi arriti të fitojë një titull kampion dhe një Superkupë.'
Poll